Shumë persona mund të jenë fleksibil sa i përket peshës, pra mund të shtojnë peshë e të dobësohen për një periudhë shumë të shkurtë.
Sidoqoftë, nëse një person fiton peshë për një periudhë të shkurtë, pa ndonjë arsye specifike, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.
Medikamentet – mund të ndikojnë tek shumë persona që të shtojnë peshë. Madje, disa medikamente mund të bëjnë që personi të shtojë disa kilogramë brenda muajit.
Këtë efekt anësor e kanë kryesisht medikamentet për: diabet, presion të lartë të gjakut si dhe të ato për depresion.
Insomnia – hulumtimet kanë treguar që mungesa e gjumit, mund të shkaktojë shtim peshë. Ndryshimet në ciklin e gjumit, shkaktojnë ndryshime në humor e rrjedhimisht bënë që njerëzit të hanë më shumë.
Sindroma e vezoreve policisitike – gratë me këtë sindromë, shtojnë peshë shumë shpejtë sidomos tek pjesa e belit. PCOS, bënë që vezoret të prodhojnë nivel të lartë të hormoneve mashkullore./Familja Jone