Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Pse aktiviteti fizik është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien

Të qëndrosh aktiv është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Por a e dini që aktiviteti fizik ndikon edhe te mirëqenia juaj e përgjithshme dhe cilësia e jetës?

Ja disa mënyra si aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë, të dukeni më mirë dhe të jetoni më mirë:

Përmirëson humorin

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ulë stresin, ankthin, depresionin dhe zemërimin. E dini atë ndjesinë e mirë pas një aktiviteti fizik? Mendojeni atë si një “pilulë lumturie” pa efekte anësore! Kur aktiviteti fizik bëhet rutinë, shumica e njerëzve vërejnë një përmirësim të ndjeshëm të mirëqenies së tyre.

Mban trupin në formë dhe funksional

Pa aktivitet të rregullt, trupi humbet gradualisht forcën, qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të funksionuar si duhet. Siç thotë një shprehje e vjetër: nuk plakesh nga mosha, por nga mos lëvizja.

Ushtrimet gjithashtu forcojnë muskujt, gjë që rrit aftësinë për të kryer aktivitete të tjera fizike.

Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve

Ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm por aktiviteti fizik është çelësi! Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe aktiviteti fizik i ulët mund ta rrisë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru. Studimet tregojnë se personat e rritur që shikojnë më shumë se dy orë televizor në ditë kanë një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare.

Aktiviteti i rregullt mund të ndihmojë për:

  • Uljen e tensionit të gjakut
  • Rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë
  • Përmirësimin e qarkullimit të gjakut
  • Mbajtjen e peshës nën kontroll
  • Parandalimin e humbjes së masës kockore që mund të çojë në osteoporozë

Këto ndikojnë edhe në shpenzimet mjekësore, duke ulur nevojën për trajtime, ndërhyrje dhe ilaçe në të ardhmen.

Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Ai ndihmon në vonimin ose parandalimin e sëmundjeve kronike që lidhen me plakjen, duke ruajtur cilësinë e jetës dhe pavarësinë tuaj më gjatë.

Përfitime të tjera nga aktiviteti i rregullt fizik

  • Ndihmon të lini duhanin dhe të qëndroni larg tij
  • Rrit nivelin e energjisë për të bërë më shumë gjëra
  • Ndihmon në menaxhimin e stresit dhe tensionit
  • Promovon një qëndrim pozitiv dhe humor të mirë
  • Përmirëson cilësinë e gjumit
  • Forcon besimin në vetvete dhe imazhin personal
  • Inkurajon më shumë kalimin e kohës jashtë

Sa është i nevojshëm aktivitet fizik?

American Heart Association rekomandon të paktën 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar çdo javë. Kjo mund të ndahet në 30 minuta në ditë, pesë ditë në javë. Çdo minutë aktiviteti nga i moderuar deri te intensiv llogaritet drejt këtij qëllimi.

Pra është e thjeshtë! Lëvizni më shumë, me më shumë intensitet dhe reduktoni kohën e qëndrimit ulur. Nuk ju nevojiten ndryshime të mëdha në jetën tuaj për të parë përfitimet. Filloni gradualisht, duke shtuar më shumë aktivitet në ditën tuaj, hap pas hapi. /heart.org/

Youtube

Arkiva

Kategoritë