Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Problemet gjatë shtatzënisë, u ndodhin më shumë grave që presin të lindin djemë

Gratë që presin të lindin djemë, kanë tendencë të kenë komplikime më serioze gjatë shtatzënisë. Kështu thuhet në njërën prej hulumtimeve të bëra në Australi.

Pasi janë analizuar gjysmë milioni lidnje në Australi, hulumtuesit kanë gjetur një lidhje mes seksit të foshnjës dhe rrezikut për shëndetin e nënës.

“Seksi i foshnjës, ka një lidhje të drejtpërdrejt me komplikimet gjatë shtatzënisë”, është shprehur autorja e këtij studimi, Dr.Petra Verburg, nga Universiteti Adelaide.

Foshnjet djemë, kanë më shumë mundësi që të lindin më herët gjë që mund të sjell komplikime tek foshnjet. Gjithashtu, sipas këtij studimi nënat kanë më shumë rrezik të preken nda diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. 

Ndonëse nuk dihet saktë pse ndodh kështu, Verburg thotë që mund të jetë për shkaqe gjenetike./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë