Për shkak të ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut e të borës, Policia e Kosovës ka apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.
Me këtë rast, Policia ka bërë thirrje që shoferët e automjeteve:
- Mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve.
- Përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
- Ngadalësojnë gjatë ngasjes në rrugë me shi, si dhe në rrugë të mbuluara me borë dhe akull.
- Pajisen me goma dhe mjete dimërore.
“Siguria juaj është prioritet! Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës” ka shkruar policia e cila ka këshilluar që shoferët e automjeteve të pajisen me gomat dhe mjetet dimërore.













