Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Përurohen investimet amerikane në Pediatri

Në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, janë përuruar investimet  e reja nga Qeveria Amerikane.

Ky investim ka kushtuar 150 mijë dollarë dhe do të ndihmojë që ky repart të rritë kapacitetin për ofrimin e shërbimeve më cilësore.

Në përurim kanë qenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Ministri Ismaili përurimin e investimeve të reja në këtë repart, e ka quajtur si një ngjarje pozitive për shëndetësinë kosovare.

“E kemi transformuar edhe një repart që për një kohë të gjatë nuk ka pasur kushtet e nevojshme për ofrim cilësor të shërbimeve. Me investimet e reja në vlerë prej 150 mijë dollarëve ky repart do të jetë në gjendje të funksionojë shumë më mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe direkte nga shteti mik i SHBA-ve për Kosovën” , tha Ismaili.

Kurse ambasadori Kosnett u shpreh ka kënaqësinë t’i ndihmojë shëndetësisë kosovare.

“Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe pacientët e klinikës pediatrike të onkologjisë përmes këtij projekti për rinovim” u shpreh Kosnett.

Investimet në repartin e Hemato-Onkologjisë përfshijnë rinovimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe kushteve sanitare të repartit, duke përfshirë investime në renovimin e shkallëve, mureve, tavaneve dhe zëvendësimin e tërësishëm të dritareve të shkallëve.

Sipas Ministrit Ismaili të gjitha këto investime janë pjesë e projekteve për përmirësimin e kushteve nëpër Institucionet Publike Shëndetësore që për qëllim kanë ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientë. /Familja Jone

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suit
Image may contain: one or more people and indoor

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë