Mër, Sht 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Për gjakderdhjen në tru dhe shkaktarët e këtij problemi – flet neuropsikiatria, Vera Kukaj

Albina Selmanaj

Goditja në tru manifestohet klinikisht me paralizim të pjesëve të caktuara të trupit, me çrregullime të të folurit, mosfunksionim të llojeve të caktuara të shqisave, pengesa në koordinimin e lëvizjeve dhe ecjes ose mosfunksionime të ndryshme mendore dhe çrregullime të vetëdijes, ndërsa në pothuajse 30% të rasteve ndodh vdekja. Nga aspekti fizioterapeutik,  pacientët që i kanë mbijetuar një goditjeje në tru, kanë një mundësi të dytë në jetë.

Për shumicën e njerëzve, “gjakderdhja në tru” nënkupton çdo gjakderdhje e cila mund të ndodhë brenda
kokës. Megjithatë, një “gjakderdhje e trurit” (e njohur edhe me termin mjekësor hemorragji
intrakraniale) është një term shumë i gjerë, dhe për këtë arsye gjakdredhja e trurit zakonisht
përshkruhet sipas vendndodhjes në pjesë të ndryshme të kafkës dhe trurit.

Në një intervistë për Familjajonë neuropsikiatria  , Vera Kukaj shpjegoi më detajisht rreth gjakderdhjes në tru, simptomave dhe shkaqeve me të shpeshta të këtij sulmi te pacientët.

Sipas Kukaj, ekzistojnë dy zona kryesore ku mund të ndodhë gjakderdhja në kokë, ajo mund të ndodhë ose brenda kafkës, por jasht indit të trurit ose brenda indit të trurit.

“Ekzistojnë dy zona kryesore ku mund të ndodhë gjakderdhja në kokë: Gjakderdhjet brenda kafkës por jasht indit të trurit:Truri ka tri shtresa membranore (të quajtura meningje ose mbeshtjellësit trunor) që shtrihen midis kafkës kockore dhe indit të trurit. Qëllimi I mbeshtjëllesit trunor është të mbulojë dhe mbrojë trurin. Gjakderdhja mund të ndodhë diku midis këtyre tri membranave. Të tri membranat quhen dura mater,arachnoidea dhe pia mater. Gjakderdhjet brenda indit të trurit: Brenda vet indit të trurit mund të ndodhin dy lloje të gjakderdhjeve : hemorragjia intracerebrale dhe hemorragjia intraventikulare. “, shpjegoi detajisht ajo.

Shkaktarët e gjakderdhjes në tru mund të jenë të shumtë, neuropsikiatria i ka listuar disa që ndikojnë më së shumti në shfaqjen e këtij problemi duke filluar nga traumat e kokës e deri te pirja e duhanit.

Shkaktarët e gjakderdhjes në tru janë të shumët:Traumat e kokës, të shkaktuara nga një rrëzuarja, aksidenti automobilistik, lëndimet në sport ose ndonjë goditje tjetër në kokë. Tensioni I lartë I gjakut (hipertensioni), I cili mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe për pasojë mund të shkaktojë plasje të enëve të gjakut dhe është shkaku më i shpeshtë i hemorragjisë intracerebrale. Tromboza (mpiksja e gjakut) në enët e gjakut , e cila e dëmton enën e gjakut arterie dhe shkakton rrjedhjen e e gjakut nga muri I saj.Pirja e duhanit, përdorimi I rëndë I alkoolit ose përdorimi I drogave të llojit të kokaines“, tregoi Kukaj.

Tutje, Kukaj tregoi edhe për simptomat e para që sipas të cilës janë tipike të këtij problemi, si kokëdhimbja e fortë dhe humbja e vetëdijes gjithashtu.

Simptoma tipike të gjakderdhjes në tru janë: kokëdhimbja e fortë e cila mund të shfaqet gjatë
ndonjë aktiviteti fizik, humbja e vetëdijes brenda disa minutash. Shpesh pacienti mund të ketë
mundim, vjellje, ataqe epileptike fokale apo të gjeneralizuara. Deficiti neurologjik shpejt shfaqet
dhe shpejt përparon. Gjakderdhja trunore e cila shfaqet në hemisferat e trurit të madh përcillet
me hemiparezë, derisa gjakderdhja në pjesen e pasme të trurit prek trungun trunor dhe trurin e
vogël duke shkaktuar dëmtim të nervave intrakranialë, gjendje komatoze, çrregullime të
frymëmarrjes. Gjakderdhjet e mëdha trunore janë fatale në mbi 50% të pacientëve në ditët e
para të shfaqjes.
“, tha ajo.

Se cilat hapa duhet ndërrmarur për ta reduktuar një rrezik të tillë, neuropsikiatria sugjeron që ta kontrolloni tensionin por po ashtu të keni kujdes edhe me peshën.

Hapat që mund të ndërmerrni për të reduktuar rrezikun përfshijnë: Kontrollomi i tensionit të gjakut, ulja e nivelit të kolesterolit, humbja e peshës së tepërt trupore, kufizimi i alkoolin dhe ndalimi i pirjes së duhanit, të ushqyerit e shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike, kontrollomi i nivelet të sheqerit në gjak“, theksoi Kukaj.

Duke marrë parasysh që gjakderdhja në tru sjellë rrezik për jetën e një pacienti, Kukaj tha se varësisht nga lloji i hemoragjisë shumë pacientë mund edhe të mos i mbijetojnë asaj.

Rrezikshmeria e një gjakderdhje në tru varet nga shkaku i saj,vendndodhja e gjakderdhjes brenda kafkës, madhësia e gjakderdhjes, koha që kalon nga momenti i gjakderdhjes deri në fillimin e trajtimit, nga mosha dhe shëndeti i përgjithshëm (sëmundet përcjellese). Varësisht nga lloji i hemoragjisë, vendndodhjes dhe madhësia e gjakderdhjes në tru, shumë pacientë nuk mund të mbijetojnë një sëmundje të tillë dhe përfundojnë me fatalitet

Sipas OBSH janë rreth 3.4 milion raste të reja në botë me hemorragji intracerebrale, në
përgjithësi 28% nga të gjitha inzultet janë të natyrës hemorragjike. Prej numrit të përgjithshëm
rreth 23% të të gjitha gjakderdhejve intracerebrale shfaqen te moshat prej 15-49 vjet, rreth 68% te moshat mbi 70 vjet.


Youtube

Arkiva

Kategoritë