Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Obeziteti nuk vjen nga mungesa e vullnetit

Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti.

Nga vitit 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe, dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit.

Njerëzit që rrezkohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar gjenin, dhe që gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht, sipas studimit.

Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë stres. Me kushtet e këqija ekonomike, edhe mundësitë për ushqim të shëndetshëm e për veprimtari fizike janë të kifizuara.

Sipas raportit, përvoja psikologjike luan gjithashtu një rol të madh. Gjysma e të rriturve që janë obezë, kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri.

Ndërsa stresi që krijohet gna turpi i të qenit të shëndoshë bën që këta njerëz të hanë më shumë e të shëndoshen më shumë.

Psikologët thonë se gjuha me të cilën u drejtohen personave të shëndoshë gjithashtu duhet të ndryshojë. Në vend që të quhen persona obezë, duhet të quhen persona me obezitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë