Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Njihuni me “lëngun magjik” që bën mrekulli në organizmin tuaj!

Së fundmi ekspertët e shëndetit kanë zbuluar një lëng i cili bën magji në organizëm, e nofka e të cilit është edhe “lëng magjik”.

Përfitimet në shëndet vijnë atëherë kur rrushin e thatë e zhytni në ujë dhe më pas e pini atë lëng. Uji i shkrin të gjitha mineralet dhe lëndët ushqyese të rrushit dhe lëkurës së tij, duke rritur vetitë shëndetësore.

Përfitimet të cilat vijnë nga ky lëng janë:

  • Mëlçia dhe zorrët do të jenë më të shëndetëshme

Në këtë frut të thatë gjendet një sasi e madhe e antioksidantëve dhe fibrave të dietave. Antioksidantët ndihmojnë mëlçinë të kryejë plotësisht funksionin e saj detoksifikues, ndërsa fibrat shtojnë numrin e lëvizjeve të zorrëve, duke ndihmuar në pastrimin e tyre.

  • Niveli ji kolesterolit do të ulet ndërsa presioni i gjakut do të stabilizohet

Studimet kanë bërë të ditur se rrushi i thatë është shumë i pasur me fibra, kalium, antioksidantë në krahasim me ushqime të tjera të zakonshme. Për këtë arsye, konsumimi i ujit të rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar dhe redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

  • Ndikon në shtimin e energjisë

Ekspertët thonë se uji i rrushit të thatë mund të jetë një zëvendësues i mirë i çdo pije energjike. Ai mund t’ju japë energji në mëngjes, ose mund ta konsumoni pasi të bëni stërvitje të fuqishme./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë