Disa persona janë të saktë në takime, detyra e punë. Ata janë më të përkushtuar dhe e urrejnë t’i lënë gjërat për në fund.
Kurse disa të tjerë janë më përtac dhe gjithmonë i lënë gjërat për në fund.
Por, sipas një studimi të kryer nga Harvardi, të vonohesh nuk është edhe aq gjë e keqe…. për vetën!
Ndonëse të tjerët mund t’i nervozosh, studimi tregon që vonesa mund të ju bëjë mirë juve.
Ata që vonohen gjithmonë, sipas këtij studimi kanë më pak stres. Sipas Harvard Medical School, personat e tillë kanë më shumë tendencë të jenë më të relaksuar se sa ata që janë me kohë.
Personat që vonohen nuk i lënë ‘afatet’ t’ua prishin humorin, prandaj për dallim nga të tjerët ata janë më pak të rrezikuar që të preken nga sëmundjet që lidhen me stresin.
Të jesh vonë, gjithashtu është e lidhur edhe me optimizmin dhe nivelin e entuziazmit. Këta persona, besojnë gjithmonë se pavarësisht që janë vonë në diçka, ata do i kryejnë gjërat me kohë! Ky studim i Harvardit, thotë që njerëzit që janë optimistë janë më të lumtur për arsye që gjithmonë gjejnë një mënyrë për të shikuar anën pozitive të gjërave./Familja Jone