Enj, Pri 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Nisin kontrollet sistematike për nxënësit e komunës së Gjilanit

Kanë nisur kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë të Komunës së Gjilanit.

Përmes një njoftimi, Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se fillimin e këtij procesi e kanë parë nga afër drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, bashkë me zv. drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ud. Merrushe Ajeti dhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi.

“Kemi filluar kontrollet sistematike për nxënësit e klasave parafillore, klasës së parë dhe të pestë”, njoftohet të ketë thënë drejtoresha për Shëndetësi.

Sipas saj, këto kontrolle po realizohen në kuadër të përkujdesjes së vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve tanë, me qëllim të monitorimit të gjendjes së tyre shëndetësore dhe identifikimit të hershëm të çdo problematike të mundshme.

“Përmes këtij procesi synojmë të kontribuojmë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të nxënësve, duke siguruar një zhvillim të shëndetshëm dhe mirëqenie më të mirë për ta”, tha drejtoresha Mimoza Kadriu.

Drejtori për Arsim, Jeton Rexhepi, tha se kontrollet do të realizohen nga ekipet profesionale mjekësore të QKMF-së, sipas planifikimit të përcaktuar, duke përfshirë të gjithë nxënësit e niveleve të lartpërmendura.

Sipas tij qëllimi i këtij procesi është ruajtja dhe avancimi i mirëqenies shëndetësore të nxënësve, si dhe identifikimi i hershëm dhe parandalimi i çdo problematike të mundshme shëndetësore.

“Kërkojmë angazhim të plotë nga drejtuesit dhe stafi i shkollave. Po ashtu, i lusim prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijëve për bashkëpunim dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të këtyre kontrolleve”, tha drejtori Jeton Rexhepi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë