Die, Pri 11, 2021
Banner Top
Banner Top
Ngrënia e mëngjesit, hap i rëndësishëm për humbjen e peshës

Ritmi kaotik i një dite të zakonshme, shpesh shkakton dilema: Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja! Në shumë raste, vendimi është i thjeshtë: ushqim i shpejtë ose një vezë të zier.

Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri vaktit të mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës. Një gjë është e sigurt, nuk duhet të dalësh nga shtëpia pa ngrënë më parë.

Kur duhet ngrënë mëngjesi?
Ekspertët, thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-pesë orë pas drekës. Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Roli i mëngjesit te rënia në peshë
Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore. Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës. Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt.

(Foto: Succesible Life)

Mëngjesi largon urinë gjatë ditës
Sipas nutricientëve, ngrënia e mëngjesit frenon urinë gjatë ditës. Nëse njeriu është më pak i uritur, atëherë ai nuk do të joshet nga ushqime të tjera të shpejta e me kalori.

Zgjedhje të shëndetshme ushqimore
Ushqimet e ngrëna në mëngjes janë gjithashtu të rëndësishme sepse të mbrojnë nga thirrjet plot sheqer të ëmbëlsirave dhe yndyrave. Ngrënia e mëngjesit ju ndihmon të bëni zgjedhje të mençura gjatë gjithë ditës. Njerëzit që hanë ushqim në mëngjes janë më të vëmendshëm ndaj regjimit ushqimor.

Më shumë energji
Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon trupin me ushqyesit që i mungojnë dhe u jep muskujve një energji të menjëhershme. Nëse hiqni dorë nga mëngjesi rregullisht do të vështirësoni performancën tuaj fizike. Lidhja mes ushqyerjes në mëngjes dhe peshës është një çështje që kërkon studime të mëtejshme. Nëse dëshironi të humbisni në peshë, konsultohuni me një ekspert për zbatimin e një programi ushqyerjeje në bazë të nevojave tuaja. /AgroWeb/TCH/

Arkiva

Kategoritë