Enj, Kor 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Nga Kosova në Oxford: 8-vjeçarja Eda Bahtiri fiton medaljen e artë në SiL English Subject Test 2026

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm vjen nga Eda Bahtiri, 8-vjeçarja e talentuar, e cila ka fituar medaljen e artë në “SiL English Subject Test 2026”, duke u renditur mes nxënësve më të mirë të Kosovës në këtë garë prestigjioze të gjuhës angleze.

Ky rezultat i siguron Edës pjesëmarrjen në **Finalen Ndërkombëtare të SiL English Subject Test, e cila do të mbahet në **Oxford, Angli**, nga 16 deri më 19 dhjetor 2026 ku ajo do të përfaqësojë Kosovën së bashku me nxënësit e tjerë të kualifikuar.

Eda Bahtiri është gjithashtu një *mike e emisionit “Familja Jonë”, e për këtë arsye, suksesi i saj na gëzon edhe më shumë dhe është një krenari ta shohim duke arritur rezultate kaq të mëdha në arenën ndërkombëtare.

I urojmë Edës shumë suksese në finalen që do të mbahet në Oxford dhe jemi të bindur se do ta përfaqësojë Kosovën me dinjitet, ashtu siç ka bërë deri më tani.

Urime Eda për medaljen e artë dhe shumë fat në sfidën e radhës!

Youtube

Arkiva

Kategoritë