Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq – Çfarë i shkakton rrudhat?

Sipas hulumtimit, dieta, përzgjedhja e sapunit dhe madje edhe zakonet tuaja të përditshme mund të bëjnë që rrudhat të shfaqen në fytyrën tuaj.

Të pasurit njohuri se cilat ushqime duhet të shmangni, si të zgjidhni larësin e fytyrës dhe si të ndryshoni rutinën tuaj, mund të qëndroni të rinj dhe të freskët më gjatë, pavarësisht kalimit të viteve, transmeton lajmi.net

“Bright Side” ka listuar disa faktorë që do t’ju ndihmojë të fitoni betejën me plakjen.

  1. Pak orë gjumë çon në dehidratim të lëkurës.

Sipas këtij studimi, nëse e humbni gjumin edhe për një natë ose vazhdimisht flini më pak se 5 orë në ditë, kjo mund të çojë në humbjen e ujit dhe uljen e barrierave të lëkurës. Pushimi është çelësi për përtëritjen dhe rritjen e qelizave të reja, kështu që nëse pushimin e bëni të rëndësishëm, do të jeni në gjendje të qëndroni të rinj për më shumë kohë.

  1. Mungesa e antioksidantëve lidhet me formimin e më shumë rrudhave.

Vitaminat A, C, E dhe kalium janë thelbësore për lëkurën e shëndetshme. Ne ju rekomandojmë që të hani më shumë perime, veçanërisht karota, kunguj, domate dhe perime me gjethe jeshile. Është gjithashtu mirë të përfshini vajin e ullirit në dietën tuaj.

  1. Konsumi i mishit të kuq shoqërohet me më shumë rrudha në fytyrë.

Ekziston një studim hollandez që tregon se gratë që hanë mish të kuq kanë më shumë rrudha. Për më tepër, gatimi i mishit dhe yndyrës në nxehtësi të lartë mund të shkaktojë diabet. Por është e mundur ta parandaloni këtë nëse hani më pak mish. Plus, përpiquni të përfshini më shumë fruta në vaktet tuaja.

  1. Banjat e gjata të nxehta me sapunë të ashpër çojnë në lëkurë më të thatë.

Këto produkte mund të ndryshojnë pehazhin e lëkurës dhe shkaktojnë acarim dhe thatësi. Të gjitha këto gjëra shkatërrojnë barrierat e lëkurës dhe provokojnë plakjen e hershme.

  1. Dietat mono ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës.

Çelësi për këto dieta është të përjashtoni të gjitha produktet përveç njërit. Kjo çon në një çekuilibër të proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve, gjë që ul aftësinë e lëkurës për tu shëruar vetë. Sipas një studimi, karbohidratet janë më të rëndësishmet për gratë ndërsa burrat duhet të hanë mjaftueshëm proteina për të qëndruar të rinj më gjatë.

  1. Mungesa e proteinave parandalon që qelizat e lëkurës të rinovohen.

Hulumtimet thonë se nëse kufizoni marrjen e kalorive dhe hani më pak proteina, lëkura juaj do të humbasë elasticitetin, gjë që më pas do të shkaktojë më shumë rrudha. Ajo gjithashtu parandalon shërimin e lëkurës dhe rindërtimin e saj. Trajtimi i kolagjenit mund të ndihmojë në të vërtetë në këto raste, por nuk është i krahasueshëm me ndikimin e proteinave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë