Hën, Shk 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë do të fillojë ofrimi i një shërbimi të ri kirurgjik

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se nga dita e sotme, në këtë spital për herë të parë do të fillojë ofrimi i një shërbimi të ri kirurgjik.

Sipas njoftimit, ​dy kirurgë, specialistë të Kirurgjisë Maksilofaciale, Dr. Enis Voca dhe Dr. Besim Neziri, i janë bashkuar spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë dhe me këtë rast, pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt QKUK-së për të marrë trajtim nga Kirurgjia Maksilofaciale.

“​Mirëseardhje atyre u ka dëshiruar Gëzim Berisha, Drejtor Ekzekutiv i spitalit, duke u shprehur se ndihet i lumtur që pacientëve nga rajoni i Mitrovicës tashmë do t’u ofrohet ky shërbim në një institucion publik siç është Spitali i Mitrovicës.” ka shkruar tutje ky spital.

Youtube

Arkiva

Kategoritë