Në prag të Ditës Botërore të Hemofilisë, e cila shënohet çdo vit më 17 prill, të mërkurën e 15 prillit, u mbajt një ngjarje edukative mbi këtë sëmundje.
Ky event i organizuar nga Kosovo Hemophilia Foundation, mblodhi ekspertë të fushës së hemofilisë, të cilët ligjëruan para personave të prekur nga hemofilia, si dhe prindërve dhe familjarëve të tyre që ishin të pranishëm.
Përmes kësaj ngjarjeje, përveç ofrimit të informacioneve të vlefshme, u krijua edhe një hapësirë për ndarjen e përvojave mes pjesëmarrësve.
“Gjatë këtij eventi, do të keni mundësinë të dëgjoni ekspertë të fushës së hemofilisë, të mësoni më shumë rreth menaxhimit të kësaj gjendjeje dhe të ndani përvoja me të tjerë që përballen me sfida të ngjashme.” – tha Ibrahim Svirca, Drejtor Ekzekutiv i “Kosovo Hemophilia Foundation” në fjalën e tij hyrëse.


Ligjërata e parë u mbajt nga Prof.Dr.Ass Violeta Grajqevci Uka e cila foli për temën “Sfidat në menaxhimin E Hemofilisë A”.
Ligjërata e dytë u mbajt nga Dr. Fitnete Gashi trajtoi temën e Ditës së Hemofilisë dhe historikun e kësaj sëmundje.
Ligjërata e tretë u mbajt nga Dr. Rufadije Maqastena Maxhuni e cila foli për temën “Trajtimi I Hemofilisë A dhe B”.
Ligjërata e katërt u mbajt nga Dr. Fetije Daciq e cila foli për temën “Diagnostifikimi I Hemofilisë”
Ligjërata e pestë u mbajt nga Dr. Zyrafete Mustafa Specialiste e Fiziatrisë e cia foli për temën “Rehabilitimi Fizioterapeutik te Hemofilikët”
Ligjërata e gjashtë u mbajt nga Dr Flora Selimi e cila foli për temën “Deficenca e Faktorit 13”.
Ligjërata e shtatë u mbajt nga Dr. Gresa Elezi e cila foli për temën “Diagnoza dhe menaxhimi I Hemofilisë A të fituar”.

Gjatë diskutimeve u theksua se duhet bërë më shumë punë e përbashkët për të rritur solidaritetin dhe përkrahjen ndaj personave me hemofili, në mënyrë që të arrihen hapa konkretë përpara.
Një ndër synimet dhe nevojat kryesore që u diskutua ishte formimi i një qendre për hemofili, si një nevojë e domosdoshme, në mënyrë që pacientët të kenë një vend të dedikuar dhe qasje më të mirë në shërbime.
U theksua gjithashtu se realizimi i këtij synimi kërkon angazhimin dhe mbështetjen e të gjithëve.

Po ashtu, u rikujtu se trajtimi i duhur mundëson që pacientët me hemofili të jetojnë një jetë normale dhe me më pak rreziqe për shëndetin.
U rikujtua se në të kaluarën hemofilia ka qenë një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa sot, falë diagnostikimit dhe trajtimit të duhur, pacientët mund të jetojnë pa probleme.













