Enj, Kor 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Në cilën moshë fëmija i madh mund të kujdeset për të voglin?

Sipas një hulumtimi të prezantuar në Akademinë e Pediatrëve Amerikanë, fëmijët duhet të jenë së paku 12 vjecar që të mund të qëndrojnë vet në shtëpi e të kujdesen për ndonjë fëmijë tjetër. Por ky kujdes sipas tyre, nuk duhet të jetë më i gjatë se katër orë.

Sipas psikolges, Sarah Berger, prindërit duhet të konsiderojnë dinamikën që ekziston mes anëtarëve të familjes dhe të gjykojnë vet nëse fëmija i tyre më i madh është në gjendje që të kujdeset për motrën apo vëllain më të vogël.

Por sipas saj, mosha mesatare kur një fëmijë mund të qëndrojë vetëm në shtëpi është mosha 12 vjecare.

“Varet nga maturia që ka fëmija. Disa mund të qëndrojnë vetëm edhe kur janë 10 vjet, por për disa fëmijë të tjerë nevojiten më shumë vite që të qëndrojnë vetëm”, shprehet Berger.

Sipas këtij hulumtimi, për të përgatitur një fëmijë që të kujdeset për fëmijën tjetër, prindërit duhet ta vlerësojnë vetë nëse fëmija ka atë interes për ta mbikqyrur vëllan apo motrën më të vogël./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë