Enj, Maj 2, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku familjar, dr. Bajram Ajeti, shpjegon se pse s’duhet përdorur antibiotikë kundër COVID-19 pa përshkrimin e mjekut

Mbrëmë në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” ishte i ftuar mjeku familjar, dr. Bajram Ajeti, me të cilin u diskutua për gripin sezonal dhe për situatën pandemike.

Njëra ndër çështjet që u diskuta gjatë këtij emisioni ishte edhe ajo se a duhet përdorur barna dhe medikamente, përfshirë këtu specifikisht antibiotikët, kundër COVID-19 pa përshkrimin e mjekut. Ajeti shprehet se nuk bën assesi që të përdoren antibiotikë pa përshkrimin e mjekut sepse krijohet antibiorezistenca, cka e bën të vështirë trajtimin e infeksioneve të tjera nga mjekët.

“COVID-19 shkaktohet nga një virus, sikurse edhe gripi sezonal. Antibiotikët këtu nuk kanë vlerë, mirëpo ata përdoren si pasojë e komplikimeve që ndodhin në sistemin respirator. Antibiotikët jepen ndonjëherë edhe te komplikimet e gripit sezonal, të cilat shoqërohen me ndonjë bronko-pneunomi. Në këto raste rekomandohen antibiotikët. Këshilla ime është që të mos përdoren antibiotikë pa konsumltimin me mjekun. Kjo do të ishte edhe një thirrje për farmacitë: të mos shesin antibiotikë pa recetën e mjekut, sepse po krijohet antibiorezitenca”, përfundoi ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë