Enj, Kor 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Metoda se si t’i largoni qimet e padëshirueshme

Qimet nuk janë aspak të dëshirueshme për gratë. Shpeshherë disa gra kanë më shumë qime, e kjo gjë ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale. Por mund të ndodh edhe për shkak të gjenetikës.
Mënyrat më të lehta për t’i larguar ato janë:
Rruajtja – është një prej mënyrave më të lehta dhe të shpejta, për t’i larguar qimet. Rruajtjen mund ta përdorni për: këmbët, krahët, pjesën e bikinit dhe ndonjëherë edhe për fytyrë.
Natyrisht që rezultati nga rruajtja nuk është i përhershëm.
Depilimi – për dallim nga rruajtja, depilimi i largon qimet nga rrënjët. Natyrisht, që është pak ma i dhimbshëm si procedurë, krahas rruajtjes.
Laseri – jo tek të gjitha gratë, laseri funksionon njësoj. Për rezultate më të mira duhet konsultuar me mjekët, pasi disa gra kanë probleme hormonale. Kjo metodë i dëmton focilet e qimeve dhe rezulton me rënien e tyre. Për dallim nga dy metodat e tjera, laseri është shumë më i kushtueshëm.
Kremat depilues – janë një opsion tjetër për t’i larguar qimet e padëshirueshme. Rezultati mund të zgjasë më shumë se me rruajtje, por këto krema kanë kemikale si: sodium, titanum e dioksid. Ndonëse këto përbërës janë të sigurta, sërish ka rrezik për ndonjë reaksion. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë