Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Mënyra natyrale për balancimin e hormoneve

Prodhimi normal i hormoneve, luan një rol të madh në shendetin në përgjithësi. Kur keni probleme hormonale, do keni shenja si: lëkurë të tharë, marramendje, ndërrim të disponimit, shtim të peshës etj.
Janë disa mënyra natyrale se si t’i balanconi hormonet.
Hani më shumë vezë – për të nivelizuar statusin hormonal, duhet të konsumoni 20 deri në 30 gramë proteinë në ditë. Nga të gjitha ushqimet e tjera, vezët konsiderohen që kanë më së shumti proteinë. Nëse konsumoni vezë në bazë ditore, do e ulë nivelin e insulinës dhe do të ndiheni më pak të uritur.
Praktikoni ushtrimet me diafragmë – sipas mjekësisë tradicionale kineze, emocionet dhe hormonet janë shumë të lidhura në këtë mënyrë: Frika – ndikon në nivelet e kortisolit dhe mund të shkaktojë probleme me organet riprodhuese dhe veshkët. Frustrimi, padurimi – janë të lidhura me imbalancën e estrogjenit duhe mund të shkaktojë sëmundje në mëlci. Shqetësimi dhe ankthi – lidhen me nivelin e insulinës dhe mund të shkaktojë diabet. Prandaj nëse jeni të frikësuar, stresuar, frustruar e në ankth është mirë që të praktikoni ushtrimet me frymëmmarrje së paku dyherë në ditë. Kjo do iu ndihmojë që të largoni stresin.
Hani ushqime organike – shumica e ushqimeve që i konsumoni ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin endokrin. Për shembull, pesticidet kryesisht përmbajnë ksenoestrogjene, e këto kur hynë në organizëm ‘imitojnë’ hormonet femërore, si estrogjenin.
E mënyra më e mirë që të keni balancë hormonal, është që të ndërroni mënyrën e të ushqyerit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë