Enj, Qer 11, 2026
Banner Top
Banner Top

Gjashtë foshnja kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 

Sipas të dhënave të spitalit, nga gjashtë lindjet e regjistruara, pesë janë djem dhe një vajzë.

Përveç shërbimeve në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, gjatë ditës së djeshme në këtë institucion shëndetësor janë realizuar 492 vizita mjekësore dhe janë pranuar për trajtim 42 pacientë.

Spitali ka bërë të ditur se aktualisht janë të shtrirë 172 pacientë, ndërsa 224 pacientë kanë kryer gjithsej 2.840 analiza laboratorike.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 11 ndërhyrje kirurgjikale, 33 trajtime me hemodializë, si dhe dhjetëra ekzaminime diagnostikuese, përfshirë rëntgen, eko dhe rezonancë magnetike.

Po ashtu, janë ofruar shërbime në gastroenterologji dhe fiziatri, duke reflektuar aktivitetin e vazhdueshëm të stafit mjekësor në ofrimin e kujdesit shëndetësor për pacientët e rajonit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë