Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 260 pacientë kryejnë analiza mjekësore çdo ditë në Spitalin e Përgjithshëm

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të jetë një nga qendrat kryesore të shërbimeve shëndetësore në rajon, ku çdo ditë mesatarisht mbi 260 pacientë i nënshtrohen analizave laboratorike.

Sipas stafit mjekësor të këtij institucioni, qytetarët po tregojnë gjithnjë e më shumë vetëdije për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore. Ata kanë kuptuar se parandalimi nis me një veprim të thjeshtë, por thelbësor: kontrollin mjekësor në kohë.

“Një analizë e thjeshtë mund të zbulojë shumë për gjendjen e organizmit dhe të mundësojë identifikimin e hershëm të sëmundjeve,” theksojnë specialistët, duke apeluar që qytetarët të mos presin shfaqjen e simptomave të rënda për të kërkuar ndihmë.

Spitali u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kujdesen për shëndetin e tyre:
“Ejani për analiza sepse kujdesi për veten është hapi i parë drejt një jete të gjatë dhe të shëndetshme.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë