Die, Gus 1, 2021
Banner Top
Banner Top
Makarona të pjekura me djathë feta

Ne ju sjellim një recetë për një version pak të modifikuar

Përbërësit:

– 6 domate qershi;
– borzilok;
– vaj ulliri;
– 150 g kërpudha;
– 5 thelpinj hudhre;
– 200 g djathë feta;
– 120 g makarona (gatuajini për 10 minuta);
– 50 g proshutë.

Përgatitja:

Qitni domate, kërpudha dhe hudhër në një tigan.

Qitni sipër vaj ulliri. Shtoni kripë, borzilok të thatë dhe përzieni. Vendosni feta në mes dhe hidhni sipër vajin e ullirit dhe borzilokun.

Vendoseni në furrë në 200 Celsius 25 – 30 minuta.

Gatuajini makaronat sipas udhëzimeve.

Kur të jetë gati djathi feta, shtypni butësisht gjithçka, shtoni makaronat, rukolën dhe proshutën të prerë në kubikë dhe fërgoni.

Ju bëftë mirë!

Arkiva

Kategoritë