Gastroskopia (ose endoskopia e sipërme) është një procedurë mjekësore që përdoret për të ekzaminuar pjesën e sipërme të traktit tretës: ezofagun, stomakun dhe duodenin (pjesa e parë e zorrës së hollë).
Rreziqet e gastroskopisë janë përgjithësisht të ulëta, pasi procedura konsiderohet e sigurt.
Përpara gastroskopisë, pacienti duhet të përgatitet në mënyrë të veçantë për të siguruar një ekzaminim të qartë dhe të sigurt. Ai duhet të qëndrojë esëll, zakonisht për 6 deri në 8 orë para procedurës, që do të thotë të mos konsumojë ushqim apo lëngje gjatë kësaj kohe.
Në videon poshtë, mjeku na tregon se kur udhëzohen pacientët të bëjnë gastroskopi dhe se si vijon procedura.












