Kryetari i Komunës së Komuna e Mitrovicës, Faton Peci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, sot ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në rrugën e Kovaçëve, në nderim të 31 civilëve shqiptarë të vrarë më 14 prill 1999.
Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Mitrovicës, pjesë e këtyre homazheve ishin edhe familjarët e viktimave, të cilët përkujtuan më të dashurit e tyre.

“Në fjalën e tij, kryetari Faton Peci tha se kjo datë shënon një nga momentet më të errëta për qytetin, kur civilë të pambrojtur dhe të pafajshëm u vranë në mënyrë barbare nga forcat kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. “Kjo masakër njihet si një nga masakrat më të mëdha në Mitrovicë, që fajin e vetëm e kishin veç pse ishin shqiptarë”, është shprehur ndër të tjerash ai.” – ka njoftuar komuna Komuna e Mitrovicës.















