Enj, Maj 22, 2025
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi – Këshillat e ekspertëve për pacientët që vuajnë nga mëlçia

Ajo që dihet deri më tani është se njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje kronike, si ajo e zemrës, veshkave, mushkërisë, diabeti janë më të predispozuar të infektohen nga koronavirusi.

Por, si ndikon ky virus tek ata persona që kanë sëmundje të mëlçisë?

Kjo është diçka që edhe ekspertët ende kanë paqartësi.

COVID-19 është një virus i ri dhe i panjohur për imunitetin e njeriut, që do të thotë se asnjë njeri nuk është imun prej tij.

Njerëzit që kanë kryer transplant dhe marrin medikamente imunosupresive besohet të jenë tepër të rrezikuar nga një infeksion i rëndë nga COVID-19.

Ata duhet të ndjekin me përpikëri këshillat e mjekëve, të distancohen dhe të vetë-izolohen plotësisht. Ata nuk duhet të bëjnë ndryshime në marrjen e ilaçeve të përhershme pa këshillën e mjekut. Për më tepër, njerëzit që vuajnë nga problemet me mëlçinë dhe jo vetëm, duhet të ushqehen shëndetshëm me fruta dhe perime, të flenë mirë dhe të kryejnë aktivitet fizik që t’i vijnë në ndihmë sistemit imunitar./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë