Hën, Pri 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Rahovecit u bën thirrje qytetarëve për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Rahovecit ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer pagesën e tatimit në pronë për vitin 2026, që ta bëjnë atë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të shmangen llogaritja e interesit dhe e gjobës për vitin 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të kësaj komune, në rast të mos pagesës në kohë, do të aplikohen masa ndëshkuese, përfshirë gjobë prej 10 për qind mbi shumën e tatimit të papaguar, si dhe interes mujor prej 0.65 për qind.

Komuna ka apeluar tek qytetarët që të përmbushin obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të shmangin kosto shtesë financiare.

“Pagesa e tatimit në pronë është investim në të ardhmen tuaj”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë