Enj, Tet 28, 2021
Banner Top
Banner Top
Kini kujdes, qëndrimi ulur dëmton zemrën tuaj

Dyshimet se qëndrimi  ulur për shumë orë mund të lidhet me sëmundjet e zemrës, kanë zgjatur shumë kohë s. Por një grup kardiologësh mendojnë se mund ta kenë gjetur përgjigjen.

Të qëndrosh ulur për periudha të gjata kohore mund të dëmtojë zemrën, sipas një studimi të ri befasues. Sa më shumë njerëzit  të qëndrojnë ulur, aq më e madhe është gjasa që ata të shfaqin shenja dëmtimi të muskujve të zemrës së tyre.

Duket si diçka e thjeshtë qëndrimi ulur në tavolinën e punës ose në timon, por kjo mund të dëmtojë muskujt e zemrës dhe me kalimin e kohës të dobësojë funksionet e saj.

Ushtrimet  forcojnë muskujt e zemrës, hapin arteriet dhe ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut.

Por ajo që ndodh me zemrën kur trupi është i palëvizshëm është më pak e njohur, prandaj qëndrimi ulur i ka shqetësuar kardiologët  dhe ata mendojnë se kjo është e dëmshme.

Ekspertët kanë bërë të ditur se një proteinë e gjetur në gjak mund të sinjalizojë dëmtimin e zemrës, në pjesëmarrësit që kalojnë mbi 10 orë në ditë të ulur.

Ndërsa ata që lëviznin më shumë kishin sasi më të ulët. Ajo që duhet të bëni është që të shmangni qëndrimin ulur për një kohë shumë të gjatë. Ecni sa më shumë që të jetë e mundur, ngase jo vetëm që ruani shëndetin e zemrës, por gjithë organizmin./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë