Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Ju bien flokët pas shtatzënisë, a duhet të shqetësoheni?

Zakonisht  ndodh që tre muaj pas lindjes të vini re grumbuj flokësh që bien kur bëni dush. Por pse ndodh kjo, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni në lidhje me humbjen e flokëve pas shtatzënisë?

Humbja e flokëve  pas lindjes është krejtësisht normale dhe e zakonshme, thotë Stephen Pullaniat, një konsulent nga Philip Kingsley, klinikë në Nju Jork.

Sipas tij, gjatë shtatzënisë rritet niveli i estrogjenit, duke shkaktuar që flokët të rriten më shpejt ose të qëndrojnë njësoj në fazën që nuk ju vjen cikli.

Por pas lindjes së foshnjës (ose ushqyerjes me gji), nivelet e estrogjenit kthehen në normalitet … dhe kështu flokët tuaj do të bëhen njësoj si më parë. Për disa gra, humbja e flokëve pas lindjes zgjidhet në një kohë prej gjashtëmuajsh.

Por, meqenëse është e lidhur me hormonet tuaja, ndryshon, që do të thotë se mund të zgjasë edhe më shumë, maksimumi një vit. 

Faktorë si stresi, ushqimi i dobët dhe mungesa e gjumit – të gjitha të zakonshme për nënat e reja – mund të përkeqësojnë humbjen e flokëve pas lindjes. Ajo çka duhet të bëni është të hani mirë, flini dhe mos u stresoni, edhe pse është shumë e vështirë për një nënë të re me një bebe të vogël, por gjeni kohën tuaj!

Pjesa psikologjike e humbjes së flokëve pas lindjes është e rëndësishme dhe një prerje e re  flokëve ndoshta do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më bukur./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë