Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: bën thirrje për unitet dhe paqe në botë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji së bashku me një delegacion nga Kisha Katolike, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka përcjellë urimet e tij për këtë festë.

Në mesazhin e tij Gjergji ka uruar për harmoni dhe lumturi mes njerëzve pavarësisht se cilit besim i takojnë.

“Është një moment i mirë që të gjithë së bashku të festojmë. Edhe ne, sikur katolikë jemi në kohën e kreshmës, në kohën e agjërimit, në kohën e reflektimit, në kohën e lutjes, në kohën e përmirësimit të marrëdhënies sonë me Zotin dhe me njëri-tjetrin.” ka thënë Gjeri.

“Kështu, shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, pavarësisht besimit, katolik, mysliman, ortodoks apo tjetër. Në të gjithë ne duhet të kemi paqe në radhë të parë në zemrat tona, harmoninë dhe lumturinë në familjet tona, mirëkuptimin, paqen dhe rregullat e vlerave në shoqërinë tonë.” ka shtuar ai.

Ipeshkvi Gjergji gjithashtu theksoi nevojën për lutje të përbashkëta për paqen në botë.

“Mbi të gjitha, i ftoj të gjithë të lutemi për paqen në botë, sepse bota asnjëherë nuk ka qenë më e trazuar se sa në këto momente, kur ne edhe agjërojmë, edhe festojmë së bashku. Këndej, nuk më mbetet asgjë tjetër përveç se të them atë që e ka thënë i madhi Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë.” ka përmbyllur ai.

Youtube

Arkiva

Kategoritë