Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për mbrotje nga gripi sezonal.

Sipas IKSHPK-së gripi sezonal është një sëmundje akute infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

IKSHPK thekson se vaksina kundër gripit mbetet mënyra më e sigurt për të ulur rrezikun e infektimit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit, transmeton Gazeta Shneta.

Përveç vaksinimit, qytetarët këshillohen të lajnë duart shpesh, të mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten ose teshtin, të shmangin kontaktin me persona të sëmurë, të qëndrojnë në shtëpi në rast sëmundjeje dhe të ushqehen shëndetshëm duke konsumuar mjaft lëngje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë