Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Fitim Uka “Sa herë qetësia juaj është sfiduar nga vrulli i të tjerëve?”

Ndikimi i madh i rrjeteve sociale çdo ditë e më shumë po rritet.
Sidomos kur njerëz, ekspertë të fushave të ndryshme janë aktivë me këshilla, teori, fakte, e mendime të shumta.

Profesori i Psikologjisë Fitim Uka është njëri ndër “goditësit” e shpeshtë, i cili është shumë aktivë në faqen zyrtare të tij  në Facebook.

Sa herë që publikon diçka, i duhen pak minuta për të marr shumë pëlqime, komente e shpërndarje.

Postimi i tij i fundit brenda 7 orëve është shpërndarë nga 183 persona, dhe është komentuar nga 130.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin, në të cilin qytetarë të shumtë si duket e gjetën vetën.

“Sa herë keni pritur një kërkim falje dhe jeni shpallur fajtor?
Sa herë qetësia juaj është sfiduar nga vrulli i të tjerëve?
Sa herë keni qenë vonë për veten për të qenë në kohë për të tjerët, dhe prapë… të pakënaqur?�
Sa herë mirësjelljen tuaj e kanë nëpërkëmbur dhe pështyrë?
Sa herë dashurinë tuaj e kanë paguar me smirë dhe urrejtje?

Dhe, a e dini se cili mund të jetë dështimi juaj më i madh? 
Nëse ua ktheni me të njëjtën ‘monedhë’…

Le të trasojë rrugën tënde, shpirti yt i bardhë! 
Një ditë do të mësojnë nga shembulli juaj…” /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë