Die, Tet 17, 2021
Banner Top
Banner Top
Fëmija juaj është anemikë?  Përgatitjani këtë recetë

Gatuar nga : Duresa Mataj Berisha
“Këshilla dhe receta për fëmijë”

Rrep e kuqe (panxhar)
Tërshërë
Fruta pylli
Ftua
Kumbull e thatë

Rrepën e ziejmë për 8 min, pastaj me ujin e rrepës zihet edhe tërshëra e më pas të dyja së bashku bluhen. Ftonit ja japim një valë për sa për ta zbutur. Me pas copëtohet, edhe kumbullën e zbusim pak me ujë të nxehtë  dhe e copëtojmë. Ne fund shtojmë fruta e pyllit.

Mosha 9+ (nëse fëmija nuk han me copa atëherë blindohet)

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit konsiderohet si anemia më e përhapur në botë. Kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur, ai nuk prodhon hemoglobinën e nevojshme, molekulë e rruazave të kuqe që transporton oksigjenin.
Jo të gjitha anemitë mund të parandalohen ose të kurohen. Por ato të shkaktuara nga mungesa e hekurit ose e vitaminave, zakonisht mund të parandalohen/kurohen me një dietë të shëndetshme në të cilën përfshihen ushqimet që përmbajnë hekur dhe vitamin C.

Hekuri – gjendet te mishi, fasulet, thjerrëzat dhe te zarzavatet me gjethe jeshile të fortë dhe në sasi të konsiderueshme tek rrepa e kuqe, frutat e pyllit si dhe tek frutat e thata.
Vitamina C – gjendet në qitro dhe lëngun e saj, mollë, ftua , fruta të pyllit, pjepër dhe te luleshtrydhet. Gjithashtu e gjejmë në perime, si: specat, brokoli, domatet etj. Ushqimet me vitaminë C ndihmojnë që trupi të përthithë hekurin.


0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë