Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
E diela me “Familja Jonë” – Këto janë temat për të cilat do të diskutohet!

Emisionin e “Familja Jonë” të dielën e hapim me radiologun Dr. Flamur Mushica nga Royal Imaging Center, me të cilin do të flasim për rezonancën magnetike të komplet trupit.

Në pjesën e dytë, në studio kemi një familje simpatike, ku do të diskutojmë për përfshirjen e fëmijëve në punët e shtëpisë, me zonjën Xhevahire Berisha Avdullahu dhe fëmijët e saj Rejanin, Nilin dhe Bletën.

Në rubrikën e kuzhinës do të na shoqërojë Rejan Avdullahu së bashku me nutricionisten dhe dietologen Albulena Shabani Ilazi, ku do të përgatisin bullgur me perime dhe një detox për mëngjes.

Në bllokun e katërt, ju sjellim një material të përgatitur nga gazetarja Krenare Hoti, e cila do të na tregojë festën e madhe të 17 Shkurtit nga shqiptarët në Rosenheim të Gjermanisë.

Takohemi të dielën, në orën 16:00, në Kanal 10!

Youtube

Arkiva

Kategoritë