Një person nën dyshimin që është infektuar me koronovirus, është shtrirë në Klinikën Infekstive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Këtë lajm për Klan Kosovën e ka konfirmuar Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Për Klan Kosovën, Vitia është shprehur se brenda dy orësh do të dihet rezultati lidhur me këtë rast.
Dyshime për koronovirus ka pasur edhe gjatë javëve të kaluara, por që rezultatet ishin negative.