Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer gjithsej 4,365 analiza laboratorike për 338 pacientë, duke reflektuar volumin e lartë të shërbimeve mjekësore.
Sipas raportit ditor, janë realizuar 498 vizita specialistike, ndërsa 59 pacientë janë shtruar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 206 pacientë.
Po ashtu, janë regjistruar 2 lindje, ku kanë lindur 1 djalë dhe 1 vajzë. Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 10 operime.
Shërbimet tjera përfshijnë 42 dializa, 163 incizime me rëntgen, 152 ekzaminime me ultrazë dhe 16 MRI. Gjithashtu, janë realizuar 1 ehokardiografi dhe 1 kolonoskopi.
Në kuadër të rehabilitimit, janë ofruar edhe 52 shërbime fiziatrike.












