Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Dy pjesëtarë të FSK-së dalin pozitiv me koronavirus

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrotjes, Ibrahim Shala.

Shala tha se ata po trajtohen dhe janë në vetizolim.

Ai theksoi se deri më tani janë nëntë pjesëtarë që kanë dalë pozitivë me Covid-19.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID -19, në FSK kanë qenë nëntë raste pozitive, shtatë nga ata janë të shëruar plotësisht dhe dy raste të reja janë duke u trajtuar në vetë izolim”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë