Shumë persona vuajnë nga insomnia. Nga pamundësia për të fjetur. Shumë prej tyre fillojnë e numërojnë ‘delet’ me të vetmin qëllim: të flenë.
Por ndodhë që as numërimi i deleve nuk funksionon – prandaj ekspertët sugjerojnë diçka tjetër.
Një dush relaksues me ujë të nxehtë mund të ju ndihmojë që ta luftoni pagjumësinë.
Ekspertët besojnë që temperatura e lartë e ujit ndikon në përshpejtimin e fillimit të gjumit deri në 10 minuta. Uji nxehtë, shkakton rënie të temperaturës në trup – e kjo gjë nxitë orën e brendshme të trupit të mendojë se është koha për gjumë. /Familja Jone