Specialisti i sëmundjeve të brendshme, Dr. Halit Bujupi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se kjo që po ndodh në vendin tonë aktualisht, është absurditet.
Duke thënë se qerdhet e hapura, ndërsa shkollat janë të mbyllura. Qendrat e medha tregtare të hapura- qajtorja e Ilazit e mbyllur .Ordinacat private , poliklinkat të hapura —ambullancat specialistike shtetërore të mbyllura, sallat kirugjike private te hapura — shtetërore të mbyllura , 100 pacienta ska virus —-100 darsmor ka virus.
Tutje ai shton se “virusi dikun përhapet dikun jo”.
Postimi i plotë:
“Absurditet …..
• Qerdhet e hapura —- shkollat e mbyllura .
• Qendrat e medha tregtare të hapura- qajtorja e Ilazit e mbyllur .
• Ordinacat private , poliklinkat të hapura —ambullancat specialistike shtetërore të mbyllura.
• Sallat kirugjike private te hapura — shtetërore të mbyllura .
• 100 pacienta ska virus —-100 darsmor ka virus !!!
Virusi dikun përhapet dikun Jo”. /FamiljaJonë/













