Doni Fruits Albania, kompani lidere shqipëtare në sektorin e kultivimit, distribuimit dhe eksportit të produkteve të freskëta, merrpjesë si eksportues online në një nga panairet më të mëdha, “IFEMA Madrid 2020” – “Fruit Attraction 2020”, ngjarje kjo kryesore nëbotë për tregëtinë globale të produkteve të freskëta.
Panairi “Fruit Attraction”, i cili çdo vit mbledh mesatarisht 2,000 ekspozues dhe 95,000 vizitorë nga 160 vendet e botës, këtë vit do tëmbahet më ndryshe nga vitet e kaluara për arsye të Covid-19, kypanair këtë vit do të mbahet online dhe do të quhet Fruit Attraction LIVEConect, ku do të mbledhen kompani nga e gjithë bota qëveprojnë në sektorin e agrobiznesit si dhe eksportit dhe importit tëprodukteve të freskëta.
Fruit Attraction LIVEConnect është një platformë teknologjike dhesistem i inteligjencës artificiale që është në gjendje të gjenerojëmijëra impakte dhe të rrisë ndërgjegjësimin e markës për kompanitëdhe produktet e tyre midis mijëra blerësve, shpërndarësve dhetregëtarëve nga 160 vende, duke e përfshirë dhe kompaninë DoniFruits Albania.
Produktet e Doni Fruits janë të çertifikuara me standardendërkombëtare nga programi i mirënjohur për sigurinë e prodhimeve bujqësore të freskëta, Global G.A.P, standard ky i cilirritë besueshmërinë dhe sigurinë për klientët dhe konsumatorët e Doni Fruits.
Kjo është hera e parë që një kompani shqipëtare merr pjesë në njëpanair të përmasave të tilla.













