Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Disa të mira shëndetësore që sjell kafeja

Është ndoshta pija e preferuar e mëngjesit për shumë nga ne, por kafeja, përvec shijes së mirë, sjell e disa të mira shëndetësore të cilat kemi mundur të mos i dimë.

Sipas uebsajtit shëndetësor Health, janë disa të mira që sjell kafeja në shëndetin tonë.

Së pari, sipas studimeve, kafeja është indikator i lumturisë. Shumë studime u realizuan për të gjetur lidhshmërinë në mes të kafesë dhe lumturisë sonë. Korrelacioni doli pozitiv dhe doli që të konsumuarit kafe dhuron emocione tw mira, përfshirë këtu kënaqësinë, qetësinë, lumturinë etj.

Një tjetër e mirë që vije prej kafesë është edhe fakti se ajo përmban antioksidantë. Antioksidantët kanë një rol qenësor në mbrojtjen e qelizave tona nga sëmundje të tilla si kanceri apo problemet me zemër.

Kur dihet që kafeja e ka në vete këtë substancë, atëherë nuk është e gabuar të thuhet se ajo ka një rol sado të vogël në shëndetin tonë.

Përveç këtyre efekteve pozitive, kafeja luan rol edhe në zvogëlimin e shansave për sëmundjen e diabetit. Kërkimet tregojnë që të konsumuarit kafe ul rrezikun nga sëmundja me diabet, për shkak antioksidantëve që përmban brenda saj.

Përkundër të gjitha të mirave, konsumimi i madh i kafesë, si çdo produkt tjetër, mund të sjell dëme në trup. Prandaj është e rëndësishme që para se ta mendoni shijen e saj, t’i analizoni reaksionet e padëshiruara potenciale që mund të bartë ajo. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë