Sipas psikologes, Susan Edelman, mënyra më e mirë për të mbajtur në lidhje të shëndetshme, është komunikimi përmes pyetjeve që mund t’ia bëni partnerit.
Ajo ka listuar disa pyetje të cilat duhet t’ia bëni partnerit, në mënyrë që të keni një lidhje të gjatë e të shëndetshme.
Sa jeni të afërt me familjarët?
Edelman, beson që nëse e pyet partnerin për familjen kjo gjë u afron më shumë. Ajo argumenton që biseda për familjarët krijon një lloj besimi tek tjetri dhe intimitet.
Me çka krenoheni më së shumti?
Sipas psikologes, nëse ia bëni këtë pyetje partnerit ju mësoni se cilat janë qëllimet e partnerit.
Kur keni qarë për herë të fundit?
Kjo pyetje do të ju bëjë edhe me intim me njëri – tjetrit. Njerëzit e kanë të lehtë të flasin për gjërat e bukura dhe momentet e lumtura, por është shumë më vështirë të flasësh për momentet kur keni qarë apo jeni ndjerë i pikëlluar.
Çfarë do të ndërroje tek vetja?
Varësisht nga përgjigja që partneri të jep në këtë pyetje, ju do të mund të kuptoni nëse partneri juaj i pranon anët negative të personalitetit të tij/saj dhe nëse dëshiron t’i ndryshojë ato. /Familja Jone