Enj, Kor 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është ‘sindroma e syrit të thatë’?

Sindroma e ‘syrit të thatë’, është një nga sëmundjet më të shpeshta të syrit në SHBA. Ndonëse, ka trajtime të duhura, shpeshherë ato nuk funksionojnë për gjithsecilin.

 Instituti Amerikan i Syve, ka bërë të ditur se janë rreth 5 milionë amerikanë që vuajnë nga ‘sindroma e syrit të thatë’.

Në shumicën e rasteve, syri i tharë shkakton një ndjeshmëri të madhe të syrit ndaj dritës dhe mund të ndikojë në cilësinë e jetesës së personit.

Ndikojnë shumë arsye për thatësinë në sy. Për shembull, trupi mund të mos prodhojë mjaftueshëm lot.  Hulumtuesit e Universitetit të Illinoisit në Chigago, kanë hulumtuar viteve të fundit për këtë çrregullim duke tentuar të kuptojnë më shumë mbi sindromën e syrit të tharë.

“Për momentin janë dy lloje të medikamenteve për këtë sindromë dhe ato nuk funksionojnë për secilin pacientë”, është shprehur autori i këtij studimi, Dr. Sandeep Jain. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë