Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilët fruta duhet t’i konsumojnë personat me diabet?

Pas shfaqjes së diabetit, duhet kushtuar më tepër vëmendje ushqimit që kosumoni.

Frutat mund të konsumohen nga individët të cilët kanë diabet, mirëpo në sasi të limituara, e sidomos ato fruta që përmbajnë shumë sheqer si bananet, fiqtë dhe rrushi.

Për diabetikët, frutat më të mirë për tu konsumuar janë luleshtrydhja, pjeshka, boronica dhe kivi, pasi që këto fruta ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të glicemisë.

Përpos këtyre, mund të konsumohen edhe mollët, ananasi, papaja dhe frutat e pyllit.

Frutat e fundit thuhet se janë ideale për diabetikët, pasi përveçse përmbajnë vitamina dhe antioksidantë, kanë pak kalori dhe një sasi të ulët karbohidratesh.

Edhe qershitë kanë përbërje të mirë anti inflamatore dhe një indeks të ulët glicemie. Gjithmonë rekomandohen frutat e freskta dhe jo ato të konservuara sepse përmbajnë sheqer shtesë.

Nuk duhet harruar as portokalli, që përveç vitaminës C, përmban acid folik dhe potasium të nevojshëm për të normalizuar presionin e gjakut./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë