Sht, Kor 31, 2021
Banner Top
Banner Top
Cilat janë shenjat e para të shfaqjes së ankthit? – Tregon psikologu Florent Osmanaj

Të premtën që lamë pas, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, ishte i ftuar psikologu Florent Osmani me të cilin u diskutua në lidhje me ankthin dhe mënyrën se si manifestohet ai.

Osmani përgjatë intervistës i përmendi edhe shenjat e para të shfaqjes së ankthit, e këto shenja janë: ndjenja e një turbullimi në stomak, pamundësia për të marrë frymë sa duhet, problemet me traktin digjestiv, mpirje e dorës (në disa raste), si dhe, nëse ankthi bëhet permanent, shfaqen edhe kokëdhimbja dhe marramendja.

Një element që duhet të kihet parasysh kur flitet për ankthin, sipas Osmanit, është fakti se ai mund të zgjasë disa sekonda, disa minuta ose disa orë. Mbi këtë bazë, Osmani thekson se edhe simptomat e ankthin ndryshojnë në varësi të kohëzgjatjes së tij.

 Kur ankthi zgjat disa orë mund të shfaqen edhe simptoma edhe më të rënda si pamundësia për t’u përqëndruar dhe mungesa e vëmendjes.

Arkiva

Kategoritë