Ka shumë arsye psikologjike pse një person nuk e ka energjinë dhe motivin e duhur për tu zgjuar në mëngjes. Sidoqoftë, janë disa gjëra që mund t’i bëni në mënyrë që të zgjoheni e të filloni ditën me pozitivitet.
Depresioni, stresi dhe ankthi mund të jenë disa prej arsyeve pse një person nuk dëshiron të largohet nga shtrati. Por qëndrimi në shtrat vetëm sa i përkeqëson simptomat.
Kur një person është në gjendje të tillë duhet t’i ndjek këto hapa:
Shoqërohu me familjarë dhe miq
Kjo mund të jetë një arsye shumë e mirë për ju që të zgjoheni nga gjumi dhe të takoheni me njerëzit e zemrës. Një person që nuk mund të largohet nga shtrati, është mirë që të bëjë plane me miq e familjarë.
Kujtoji ditët e mirë
Shumica e personave mund t’i kujtojnë momentet kur janë ndier mirë dhe është mirë që në mëngjes të filloni të mendoni për ditët e mirë që i keni kaluar.
Ndriço dhomën
Dhomat e errëta, janë ideale për gjumë. Njerëzit që kanë problem të zgjohen në mëngjes është mirë të flenë në një dhomë të ndriçuar mirë.
Vendosni pak muzikë në sfond
Është e ditur që muzika ndikon në humorin e një personi. Prandaj, qysh në minutat e parë të ditës lëshoni muzikën që u pëlqen. /Familja Jone