Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është çrregullimi bipolar dhe cilat janë simptomat?

Çregullimi bipolar nuk është i rrallë. Në fakt, të dhënat tregojnë që 2.8 përqind e amerikanëve të rritur (5 milionë njerëz) janë të diagnostifikuar me të. Mosha mesatare kur një person fillon t’i ketë shenjat e para të bipolaritetit, është mosha 25 vjecare.
Depresioni që shkaktohet nga bipolariteti, zgjatë deri në dy javë. Episodet më të gjata mund të zgjasin me ditë ose edhe javë. Disa njerëz i përjetojnë ndërrimet e disponimeve disa herë në vit, kurse të tjerët më rrallë.

Janë disa simptoma që tregojnë që një person mund të vuajë nga cregullimet bipolare, e ato janë: mania dhe hipomania.

Kur një person përjeton maninë, një person me crregullim bipolar mund të ndihet emocionalisht shumë mirë. Mund të ndihen të lumtur, impulsiv, euforik dhe i mbushur me energji. Gjatë episodeve të manisë, një person me crregullim bipolar mund të bëjë gjëra që në gjendje normale, nuk do i bënte. Për shembull: shpenzime të mëdha, seks të pambrojtur e përdorim të drogës.
H

Hipomania është e kundërta e manisë, por personat që kanë crregullim bipolar dhe përjetojnë hipomani, mund të kenë ndryshime të mëdha emocioni. Gjatë një episodi me depresion, tek personat që kanë simptomat e hipomanisë, mund të paraqitet: një ndjenjë e thellë e trishtimit, të ndihen të pashpresë, pa energji dhe mungesë e interesimit për aktivitete që dikur ikanë dashur.


Si gratë ashtu edhe burrat kanë mundësi të preken nga crregullimet bipolare. Por simptomat mund të ndryshojnë në mes të dy gjinive. Tek gratë bipolariteti paraqitet në këtë mënyrë: kanë episoda më të buta të manisë, kanë më shumë episoda depresive sa sa manike, u manifestohet me probleme me tiroide, obezitet, ankth dhe migrenë.

Tek burrat simpotmat e zakonta të biploaritetit manifestohen me: kanë më shpesh episode manike, abuzojnë me substanca narkotike.
Për dallim nga gratë, burrat kërkojnë më pak ndihmë për gjendjen e tyre. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë