Këtë të diel, emisionin “Familja Jonë” e nisim me radiologen Dr. Nazmije Bushi Nishori, me të cilën flasim për rolin e radiologjisë në gjëndrën hipofizare dhe tiroide.
Në rubrikën e terrenit shkojmë bashkë te Instituti Psikologjik Social “Visar Sadiku”, ku do të flasim për rëndësinë e leximit.
Në bllokun e tretë kemi të ftuar Dr. Burim Meta, psikiatër, dhe psikologen Feride Thaqi, me të cilët flasim për varësinë nga lëndët narkotike dhe alkoolin.
Në pjesën e kuzhinës, Albulena Shabani Ilazi, nutricioniste dhe dietologe, sjell recetën e bukës me fara.
Takohemi sot në ora 16:00 në Kanal 10!











