Nëse rastësisht vishni mbrapsht ndonjë rrobë, ajo ditë do të duhej t’ju jetë me fat. Për këtë dukuri të rrallë siç është e premtja e 13-të, e cila ndodh deri në tri herë në vit, ekzistojnë shumë tregime dhe tekste
Kjo edhe nuk është për t’u çuditur, sepse temat lidhur me besëtytnitë janë shumë të popullarizuara. Madje kështu ekziston edhe lidhshmëria midis mënyrës së veshjes dhe besëtytnisë.
1. Veshja mbrapsht e rrobave
Kur dikush ju thotë që gabimisht keni veshur fanellën, vetëm buzëqeshni, mirëpo gabimin mos e përmirësoni nëse dëshironi që tërë ditën t’ju përcjellë fati.
Njësoj është edhe me çorapet. Mbathja mbrapsht e paqëllimshme e çorapeve konsiderohet fat i mirë. Gjithashtu duhet pra t’i bartni tërë ditën në mënyrë që fati t’ju realizohet.
2. Pullat në rroba
Numri tek i pullave në rroba do të duhej t’ju sillte fat të veçantë. Edhe pse dyshojmë që tani do të filloni t’i numëroni pullat dhe do të ngjisni pulla shtesë, në rast që ju është numri çift.
Është interesante që dhënia dhe marrja e pullave simbolizon miqësi të gjatë, mirëpo edhe një besëtytni e lidhur me pullat ka të bëjë me atë që nëse gjeni pulla, duhet t’i merrni dhe t’i fusni në xhep, sepse ajo është shenjë e fatit tuaj të mirë.
3. Veshja e rrobave me pika
Format e vogla e të rrumbullakëta pikërisht paraqesin shuma të mëdha parash, të cilat së shpejti do të gjenden në llogarinë tuaj bankare.
4. Veshja e rrobave të kaltra
Disa konsiderojnë që ngjyra e kaltër është me fat, e cila tërheq sukses. Gjithashtu është e njohur edhe që nusja në ditën e kurorëzimit duhet të veshë diçka të kaltër për të qenë e lumtur.
5. Mbathja e këpucëve
Kur tojat e këpucëve tuaja zgjidhen vetë vazhdimisht, edhe pse i disa herë i leni lidhur mirë, do të thotë që do të duhej të merrni lajme të mira. Vënia e këpucëve mbi tavolinë apo mbi krevat do të thotë fat i keq dhe mund të prisni që shpejt të grindeni me dikë.
Sipas besëtytnisë, nëse partneri ju dhuron një palë këpucë, e ardhmja juaj e përbashkët vihet në dyshim. Mirëpo, nuk besojmë që do t’ju dhuronte një palë këpucë dhe vërtet do të dëshironte të ndaheni. Një herë në jetë duhet të dhuroni një palë këpucë personit të cilit i nevojiten ato.
Sipas një thënieje të vjetër, nëse nuk e bëni këtë, në jetën tjetër do të ecni zbathur. Pa marrë parasysh thënien dhe besëtytninë, çka do që më nuk vishni, dhurojeni për qëllime bamirësie.