Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Organizata Germin sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në Komunën e Skenderajt.
Në këtë aksion janë shpërndarë 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë higjienike dhe të gjitha pakot janë MADE IN KOSOVA.
Përndryshe qëllimi i kësaj fushate që ka afro dy muaj që ka filluar është ndihma e familjeve në nevojë por edhe fuqizimi i prodhuesve vendor.