Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Ahmeti: Distanca sociale po funksionon më mirë se që kemi pritur

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një status në Facebook ka thënë që distanca sociale po funksioni më mirë se që e ka pritur.

 “Edhe sot distanca sociale po funksionon më mirë se që kemi pritur. Faleminderit Prishtinë! Jeta vazhdon, nuk bllokohet çdo gjë, furnizime ka, daljet e panevojshme reduktohen. Ne jemi në punë që të sigurohemi që ata që nuk kanë nevojë me dal nuk dalin”.

“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashta lokalit. Delivery, takeaway lejohet”, shkruan Ahmeti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë